Oda e Mjekëve të Kosovës ka përfunduar takimin e organizuar nga dr. Alekandar Mugosha, të mbajtur më datën 30 dhe 31 Mars në qytetin e Podgoricës.
Të ftuar në këtë takim nga rajoni ishin Kryetari i OMK-së, Dr. Pleurat Sejdiu, Mr.sci dhe Zëvendëskryetari i OMK-së, Dr. Rrezart Halili, ndërsa përfaqësues kishte edhe nga Odat e Mjekëve nga rajonet, si: Mali i Zi, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Serbisë, shkruan Gazeta Shneta.
Siç kishte lajmëruar edhe më parë OMK-ja, në takim do të diskutohen temat për statusin e mjekut, largimin e mjekëve nga spitalet publike, statusin socio-ekonomik të mjekëve dhe problemet e përbashkëta të vendeve.
“Në këtë takim të përbashkët, me propozim të nikoqirit të këtij takimi do të diskutohen temat si në vijim:
– Statusi profesional i mjekut;
– Largimi i mjekëve nga sektori publik shëndetësor;
– Statusi socio-ekonomik i mjekëve; dhe
– Problemet e përbashkëta në regjion.”, thuhej në një paralajmërim të OMK-së.
Më tutje, Oda e Mjekëve e republikës kosovare njoftoi edhe se pjesëmarrësit ishin shprehur të gatshëm të shkëmbejnë dokumente juridike e teorike, me qëllim që të kontribuohet në përmirësimin e organizimit të odave të mjekëve.
“Në këtë takim janë shkëmbyer përvojat e ndryshme nga aspekti organizativ dhe i politikave mjekësore. Pjesëmarrësit janë zotuar se do i shkëmbejnë materialet juridike, teorike dhe konceptuale në mënyrë që përmes këtij këmbimi të kontribuohet në kuptim organizativ të odave të mjekëve të regjionit.”/Gazeta Shneta/