Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Odat dhe FSSHK kërkojnë përfshirjen e stomatologëve dhe fizioterapeutëve në pakon emergjente

Lajme 29/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Odat e Profesionistëve shëndetësorë kanë mbajtur sot një takim ku kanë kërkuar përfshirjen e stomatologëve, fizioterapeutëve, stafin mbështetës dhe mirëmbajtësit e spitaleve publike në pakon emergjente të Qeverisë.

“Në këtë takim është diskutuar edhe nevoja dhe rëndësia e stimulimit të profesionistëve shëndetësor, si dhe zbatimin korrekt të pakos emergjente për pagesat shtesë për punën gjatë pandemisë, në të dy sektoret, ate publik dhe privat. Kjo, për shkak të dëmeve që janë bërë sektorit privat sidomos sektorit të stomatologjisë dhe terapisë fizikale Me këtë rast, në mënyrë unanime shprehim mbështetjen e kërkesave të adresuara nga FSShK-ja që në kuadër të pakos emergjente subvencioni financiar të përfshijë edhe punëtorët e stafit mbështetës dhe mirëmbajtës në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të odave.

Në këtë takim kanë marr pjesë Oda e Mjekëve të Kosovës, Oda e Stomatologëve të Kosovës, Oda e Farmacistëve të Kosovës dhe Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Deklarata e plotë:

Odat e Profesionistëve Shëndetësor (Oda e Mjekëve të Kosovës, Oda e Stomatologëve të Kosovës, Oda e Farmacistëve të Kosovës dhe Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës) dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) pas takimit të përbashkët konsultativ mbi gjendjen e profesionistëve shëndetësor gjatë pandemisë COVID 19, të mbajtur me datë 29 prill 2020, lëshojnë këtë:

DEKLARATË E PËRBASHKËT PUBLIKE

Duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën, kontributin dhe sakrificën humane dhe profesionale, Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe FSShK-ja shprehin faleminderimet më të veçanta për të gjithë profesionistët shëndetësor që kanë dhënë kontributin themelor në parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ngjitëse COVID 19.

Në këtë takim janë paraqitur sfidat që burojnë nga secili sektor dhe profil profesional, duke vlerësuar edhe aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë në rrethanat aktuale në të cilat profesionistët shëndetësor janë duke ofruar shërbimet shëndetësore. Siguria dhe shëndeti në punë janë parakushte themelore që duhet siguruar për të qenë e mundshme cilësia në luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID 19.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe nevoja dhe rëndësia e stimulimit të profesionistëve shëndetësor, si dhe zbatimin korrekt të pakos emergjente për pagesat shtesë për punën gjatë pandemisë, në të dy sektoret, ate publik dhe privat. Kjo, për shkak të dëmeve që janë bërë sektorit privat sidomos sektorit të stomatologjisë dhe terapisë fizikale Me këtë rast, në mënyrë unanime shprehim mbështetjen e kërkesave të adresuara nga FSShK-ja që në kuadër të pakos emergjente subvencioni financiar të përfshijë edhe punëtorët e stafit mbështetës dhe mirëmbajtës në sektorin e shëndetësisë, duke e rikonfirmuar sistemin shëndetësor si komplementar dhe unik në kuptim organizativ.

Pjesëmarrësit janë dakorduar që takimet e tilla të vazhdohen edhe në të ardhmën, duke u përpjekur që kërkesat dhe sugjerimet në raport me institucionet publike dhe private të bashkërendohen dhe me qëllim të përmirësimit dhe përparimit të gjendjes së kushteve profesionale dhe socio-ekonomike të jenë të drejtuara në mënyrë i institucionale dhe gjithëpërfshirëse.

Organizatat tona shprehin gatishmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me të gjitha institucionet publike dhe private të sektorit të shëndetësisë, duke mirëpritur çdo komunikim dhe ftesë për të dhënë kontributin që u takon organizatave tona.

Artikulli paraprak4 Gabimet që i bëni gjatë pastrimit të duarve
Artikulli i rradhës Britani e Madhe: 108 punonjës të kujdesit shëndetësor janë viktimë e Covid-19

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.