Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OFK: Konferenca Ndërkombëtare “Përdorimi Racional i Barnave” përmbyllet me sukses të madh

Lajme 11/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë fund muajit që lamë pas, u zhvillua me sukses Konferenca Ndërkombëtare “Përdorimi Racional i Barnave”, e organizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 profesionistëve shëndetësorë nga Kosova dhe rajoni.

Në qendër të diskutimit ishte përdorimi racional i barnave, një sfidë jetike për sistemet moderne të kujdesit shëndetësor. Gjatë konferencës u trajtuan aspekte kyçe të praktikës farmaceutike, duke përfshirë përshkrimin, shpërndarjen dhe përdorimin e barnave, si dhe nevojën për arsim të vazhdueshëm profesional, politika të qëndrueshme shëndetësore dhe bashkëpunim ndërsektorial.

OFK ka njoftuar se në sesionin plenar, përfaqësues institucionalë, shoqata profesionale dhe përfaqësues të komunitetit farmaceutik ofruan perspektiva konkrete mbi sfidat aktuale dhe rrugët për përmirësim. Diskutimet u përqendruan në gjetjen e zgjidhjeve për çështje që rëndojnë profesionin farmaceutik dhe funksionimin e barnatoreve në vend.

Temat kryesore të trajtuara përfshinë:

Operimi i barnatoreve pa praninë e farmacistit;

Pasojat e tregut të zi të barnave në sistemin shëndetësor;

Sfidat e tranzicionit, veçanërisht në drejtim të nivelizimit të çmimeve të barnave;

Mospërfshirja e farmacistit në vendimmarrjet profesionale në institucionet shëndetësore sekondare dhe terciare;

Pozicioni i farmacistit dhe barnatores në kontekstin e sigurimeve shëndetësore që pritet të zbatohen;

Nevoja për zbatim të praktikës profesionale dhe rëndësia e edukimit të vazhdueshëm.

“Nga panelistët u konstatua se këto janë çështje thelbësore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit ndaj pacientit dhe në pozicionimin e farmacistit si një figurë kyçe në sistemin shëndetësor si dhe u theksua se mungesa e reagimit të unifikuar rrezikon të zbehë rolin profesional të farmacistit, duke e reduktuar në një funksion thjesht komercial. Rëndësi të vecantë nga panelistët ju theksua vendimeve të gabuara që po merren për sektorin e farmacisë mbi çmimin e barnave, e si pasojë e të cilave tregu farmaceutik është tërësisht i ç’rregulluar dhe me çasjen e tillë vështirë që pritet përmirësim në sektorin farmaceutik”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

Konferenca u mbyll me thirrjen për farmacist që të afirmohet dhe mbrohet roli profesional i farmacisteve, të kërkohet respekti dhe vlerësimi që ky profesion meriton, dhe të angazhohet fuqishëm për ndryshimin që e vendosin farmacistin në qendër të kujdesit ndaj pacientit.

Në fund Oda e Farmacistëve të Kosovës ka falënderuar të gjithë sponsorët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar, duke i ftuar që të jenë pjesë edhe e aktiviteteve të ardhshme.

Kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të farmacistit dhe të profesionistëve të tjerë shëndetësorë në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale dhe përkushtimin ndaj një kujdesi shëndetësor cilësor e të përgjegjshëm për qytetarët tanë.

Artikulli paraprakOKB: Shkalla e lindjeve në botë në rënie të paprecedentë
Artikulli i rradhës Shkolla u shndërrua në skenë krimi – Kronologjia e masakrës më tragjike në historinë austriake, sulmuesi la një mesazh

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.