Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OIK kërkon hetim për sulmin ndaj punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës

Lajme 15/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka dënuar ashpër sulmin fizik të ndodhur sot në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik.

Në reagimin e odës thuhet se ky akt i papranueshëm dhune ka ndodhur pikërisht në momentin kur stafi po zbatonte rregullat institucionale për kontrollin e hyrjes dhe mbrojtjen e rendit në repart, duke rrezikuar seriozisht sigurinë fizike dhe dinjitetin profesional të punëtorëve shëndetësorë.

“Oda shpreh shqetësimin e thellë për përsëritjen e rasteve të dhunës ndaj stafit shëndetësor në institucionet publike shëndetësore dhe thekson se sulmet e tilla janë të patolerueshme dhe përbëjnë shkelje të rëndë të ligjit dhe të të drejtave themelore të punëtorëve”, thuhet tutje në reagim.

Oda ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë, ndërsa institucionet shëndetësore dhe ato të sigurisë të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së stafit në vendin e punës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPresioni i lartë i gjakut rrit rreziqet gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Fëmijët me dëgjim të dëmtuar përballen me më shumë sfida, që ndikojnë në shëndetin e të rriturve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.