Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur barriera të rënda për buxhetin personal të anëtarëve të saj duke i ngarkuar deri 150 euro për taksën e provimit të rilicencimit.
Një vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Shneta dhe i cili mban nënshkrimin e kryetarit Naser Rrustemaj dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues Muharrem Arifi, i datës 24 korrik 2019, i kishte ngarkuar infermierët nga 100 deri 150 euro pagesë për provimin e rilicencimit.
Ky vendim kishte ardhur për anëtarët e OIK-ut të cilët nuk kishin pasur mundësi që t’i arrinin pikët e mjaftueshme të rilicencimit përmes procesit të valorizimit dhe ishin detyruar që t’i nënshtroheni provimit profesional.
“Taka për kandidatët që paraqesin provimin nga data 26.07.2019 deri më datë 30.09.2019 është në lartësinë prej 100 euro. Ndërsa nga data 01.10.2019 lartësia e takës do të jetë 150 euro”, thuhet në këtë vendim.
Afati i paraqitjes së provimit kishte zgjatur nga data 26 korrik deri më 15 gusht 2019. Kandidatët që potencialisht do të dështonin në këtë provim, do të duhej t’i nënshtroheshin modulit shtesë të praktikës 6 mujore.
Gazeta sot ka raportuar edhe për një vendim tjetër të Këshillit Drejtues të OIK-ut nëpërmjet të cilit tarifa për rilicencim ishte rritur nga 60 në 100 euro. Kujtojmë se pagat e infermierëve janë më të ultat në sektorin e shëndetësië të cilat variojnë nga rreth 350 euro deri 450 varësisht nga vendi i punës. /Gazeta Shneta/