Ka ndërruar jetë laboranti Albert Rexhaj nga Peja si pasojë e sëmundjes Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj përmes një telegram ngushëllimi të përcjellur në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Rrustemaj, në emër të infermierëve ka shprehur ngushëllime tek familjarët e të ndjerit dhe tek të gjithë kolegët.
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta laboranti Albert Rexhaj, nga Peja, i cili ishte i prekur nga COVID-19.
Rexhaj, me përkushtimin më të lartë, deri në vdekje, i sherbeu pacientëve dhe vendit.
Në emrin tim dhe Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së Albertit.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!
Sinqerisht,
Naser Rrustemaj
Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës