Ekspertët e ushqimit dhe bujqësisë nga Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim për një krizë të rritjes së gripit të shpezëve për shkak të infeksioneve të gjera në pulat dhe kalimit të virusit tek njerëzit dhe kafshët në mbarë botën.
Duke folur nga Roma, zyrtarë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombet e Bashkuara (FAO) u bënë thirrje shteteve anëtare që të ndërmarrin masa më të mira për monitorimin e sëmundjeve, sigurinë biologjike dhe kontrollin e shpërthimeve për të luftuar rreziqet ndërsa përhapet gripi avian, i njohur si H5N1.
Gripi avian ka qenë i përhapur tek shpezët e egra në mbarë botën në vitet e fundit, por kalimi i virusit nga shpezët tek mamifaret – duke përfshirë një shpërthim të madh tek lopët qumështore në Shtetet e Bashkuara që nga viti i kaluar – ka ngritur shqetësime mes ekspertëve të shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Përhapja e virusit mes shpezëve po “ka ndikime serioze në sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ushqim në shtete, duke përfshirë humbjen e ushqimeve me vlerë, vendeve të punës dhe të ardhurave në zonat rurale, tronditjet në ekonomitë lokale dhe, sigurisht, rritjen e kostove për konsumatorët”, tha Godfrey Magwenzi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i FAO-së.
Sipas agjencisë së OKB-së, të paktën 300 specie shpezësh të egra janë prekur nga virusi që nga viti 2021, dhe përveç përmirësimit të mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe masave të sigurisë biologjike, qeveritë duhet të “mendojnë për një rol të mundshëm të vaksinimit” për të kufizuar rreziqet nga gripi i shpezëve.
Disa persona janë infektuar gjithashtu. SHBA raportoi vdekjen e parë nga gripi i shpezëve në janar, dhe 69 të tjerë janë sëmurur nga H5N1, sipas një agjencie shëndetësore amerikane.
Një person në Mbretërinë e Bashkuar u infektua me një soj tjetër të gripit të shpezëve në janar pas kontaktit me shpezë të infektuara në një fermë.
Derimë tani, nuk ka prova për transmetimin e qëndrueshëm nga njeriu në njeri, dhe zyrtarët shëndetësorë evropianë thonë se rreziku për publikun mbetet i ulët.
Megjithatë, shkencëtarët evropianë kanë identifikuar 34 mutacione gjenetike që mund ta bëjnë më të lehtë për H5N1 të përshtatet dhe përhapet mes njerëzve.
Ndërkohë, në muajin dhjetor, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se po grumbullonte pesë milionë vaksina për gripin e shpezëve për njerëzit në rast se virusi evoluon deri në atë pikë që mund të infektojë më mirë njerëzit dhe të shkaktojë një pandemi. /Gazeta Shneta/




