Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB-ja: Siguria ushqimore në Gaza “në rrezik përkeqësimi”

Lajme 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Kolegët tanë të çështjeve humanitarë paralajmërojnë se mbyllja e fundit e të gjitha pikave të kalimit për mallra po zhbën përparimin kritik të bërë në ofrimin e ndihmës jetike dhe jetëshpëtuese”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ngriti alarmin për përkeqësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi se mbyllja e vazhdueshme e të gjitha vendkalimeve të ngarkesave po pengon rëndë dërgesat e ndihmave.

“Kolegët tanë të çështjeve humanitarë paralajmërojnë se mbyllja e fundit e të gjitha pikave të kalimit për mallra po zhbën përparimin kritik të bërë në ofrimin e ndihmës jetike dhe jetëshpëtuese për njerëzit në Gaza që kur armëpushimi hyri në fuqi më 19 janar”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric në një konferencë shtypi.

Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Dujarric raportoi se “siguria ushqimore në Gaza është gjithashtu në rrezik të përkeqësimit”.

“Partnerët humanitarë paralajmërojnë se nëse ndërprerja e ndihmës vazhdon. Të paktën 80 kuzhina të komunitetit mund të detyrohen të pezullojnë aktivitetet e tyre dhe të mos punojnë më”, tha ai.

Dujarric tha se arsimi në Gaza po përballet gjithashtu me sfida të rëndësishme për shkak të kufizimeve të aksesit, të cilat kanë shkaktuar mungesa të furnizimeve thelbësore shkollore.

“Disa nxënës kanë qenë në gjendje të kthehen në shkollë pasi familjet e zhvendosura liruan ndërtesat shkollore që ishin përdorur si strehimore”, vuri në dukje ai.

Dujarric theksoi një boshllëk kritik financimi në përpjekjet e ndihmës humanitare për territoret palestineze.

“Më shumë se dy muaj në vit, ne kemi siguruar më pak se 4 për qind të 4 miliardë dollarëve të kërkuara për të përmbushur nevojat më themelore humanitare në gjithë Territorin e Pushtuar Palestinez, veçanërisht në Gaza”, tha ai, duke theksuar se “shkalla e nevojave është marramendëse, e po ashtu edhe mungesa”.

Izraeli vendosi të dielën të ndalojë dërgesat e ndihmave, disa orë pasi skadoi faza e parë e armëpushimit dhe marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Tel Avivit.

Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes së armëpushimit, e cila hyri në fuqi më 19 janar, përfundoi zyrtarisht të shtunën në mesnatë.

Izraeli, megjithatë, nuk ka pranuar të shkojë përpara në fazën e dytë të marrëveshjes për t’i dhënë fund përfundimisht luftës në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 48.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në Gaza. /TRT Balkan Albania

 

 

Artikulli paraprakStudim: Rastet e sëmundjes së Parkinsonit do të arrijnë në 25 milionë në mbarë botën deri në vitin 2050
Artikulli i rradhës Merret vendimi, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.