Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

Lajme 22/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.

OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme në Azinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.

Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri e sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta në të cilat strehojnë dhjetëra-mijëra punëtorë, kryesisht të trafikuar, të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë përmes internetit.

Për të luftuar grupet e krimit nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar

“Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, Përfaqësuesi Rajonal zyrës së UNODC-ut për Azinë Juglindore dhe Paqësorin. “Autoritetet i kundërvihen atij në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend tek tjetri.”

UNODC thotë se rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit.

Sipas raportit të UNODC në vitin 2023, grupet kriminale kanë nxjerrë në vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore përmes mashtrimeve kibernetike rreth 37 miliardë dollarë (32.5 miliardë euro), kurse në SHBA më shumë se 5.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë euro).

UNODC i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke thënë se tani gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Sipas OKB-së mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore të cilat mund të kenë ndikim global”./DW/

 

Artikulli paraprakDitët e fundit të Papës: Iu bashkua turmave për Pashkë, injoroi këshillën e mjekëve
Artikulli i rradhës Studimet e reja hedhin dritë mbi rolin e vitaminës D në parandalimin e sëmundjeve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.