Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OMK alarmon për ikjen e mjekëve nga sektori publik në atë privat

Lajme 27/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një temë kyçe e përfolur tashmë e një kohë të gjatë, ikja e mjekëve nga sektori publik në atë privat, ka bërë që çështje të tilla të shtjellohen më shumë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu për burimin Ekonomia Online ka treguar rreth shkaqeve më të shpeshta të cilat po i detyrojnë mjekët të tërhiqen nga sektori publik dhe të kalojnë në atë privat.

Sejdiu thotë se arsye për ikjen e tyre nga sistemi publik, janë të shumta, duke filluar nga paga e ultë e deri te kushtet e punës.

Sipas tij, kompensimi jo i duhur financiar, është arsyeja që sistemi publik po braktiset nga mjekët. Sejdiu ka folur edhe për koeficientin e caktuar nga Qeveria, me ç’rast thotë se mjekët janë të kënaqur.

“Nuk është e gjithë çështja e se të gjithë janë koncentruar në shumën e koeficientit. Ne problemin e shohim në pjesë tjetër të ligjit. Tek pjesa narrative, te shtesat, tek pagesat e kujdestarive aty është problemi më i madh që duhet të reflekton me problemin e punëve të përditshme të mjekut, por edhe të punëtorëve tjerë shëndetësorë aty shumë pak janë të fokusuar. Ne si mjekë mund ta konsiderojmë se jemi renditur mirë, e pranueshme se sa do të jetë koeficienti ajo është e Qeverisë, por se 1 nga 3 arsyet që mjekët janë duke e lëshuar Kosovën, mjekët janë duke e lëshuar sistemin publik kah privati është pikërisht edhe kompensimi financiar”, thotë Sejdiu.

Arsye e dytë që sistemi publik shëndetësor po braktiset nga mjekët, janë edhe kushtet e punës.

Mes tjerash, kryetari Sejdiu ka thënë se “… nuk është njëjtë të paguhen mjeku specialist me një rrogë 1200 euro siç flitet do të thotë nëse shkon 100, 110 në 1300 euro sikur në sektorin privat që i merr minimum 2500 deri në 3000 euro”, thotë ai.

“Dallimin e bën prapë e bën për kushtet e punës, nëse kushtet e punës rregullohen paga edhe më e ulët se e sektorit privat do të bënte që mjekët të qëndrojnë, por kushtet e punës edhe ndërlidhja me pagën ato çka do të duhej të sigurojnë një jetë dinjitoze janë ato determinante çka do të bëhet suksesin apo dështimin e sektorit publik”, thotë Sejdiu.

Artikulli paraprakPër tri orë u mblodhën afro 500 mijë euro për familjet që pësuan nga vërshimet
Artikulli i rradhës Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.