Reagime të shumta ka ngjallur arrestimi i tre mjekëve në Spitalin e Prizrenit.
E para që reagoi kundër arrestimit të tre mjekëve në Spitalin e Prizrenit është Oda e Mjekëve të Kosovës, çka shkaktoi reagime zinxhir të disa institucioneve dhe organizatave përfshirë SHSKUK, Shoqatën e Gjinekologëve dhe Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë.
OMK e quajti të papranueshëm praktikën e arrestimit të mjekëve sipas së cilës “mjafton që të bëhet një lajmërim policor dhe se me një deklaratë të vetme pa u njoftuar në mënyrë më të qartë për të vërtetuar ekzistimin e dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale, mjekët prangosen e të mbahen në kufizim të lirisë vetëm në bazë të deklaratave hipotetike dhe pa asnjë bazë profesionale”.
Pas këtyre reagimeve Prokuroria në Prizren ka vendosur që të tërhiqet nga kërkesa për paraburgim.
Reagimin e plotë të OMK-së e gjeni më poshtë:





