Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OMK i reagon ashpër SHSKUK-së: Analfabetizëm funksional dhe mjerim menaxherial

Lajme 28/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës ka dal sot me një reagim ndaj SHSKUK-së duke e quajtur “analfabetizëm funksional dhe mjerim menaxherial”, pasi ky institucion e përfshiu OMK-në në një reagim ndaj rastit të logopedit Iljasa Fazliu

Mbrëmë në orët e vona Shërbimi Spitalor Klinik Universitar doli me një reagim për skandalin e logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar dhe abuzuar me një fëmijë 5-vjeçar me autizëm. Fazliu ishte avancuar në pozitën e shefit të logopedisë në QKUK, ndonëse i njëjti nuk kishte fare licencë të punës nga Oda e Infermierëve, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë reagim SHSKUK e përmendi edhe Odën e Mjekëve të Kosovës, për siç deklaruan, se odat duhet t’i njoftojnë institucionet për skadimin e licencave të profesionistëve shëndetësorë.

E sot Oda e Mjekëve ka dal me një reagim të ashpër ku e kanë quajtur menaxhmentin e SHSKUK-së “analfabet funksional dhe mjerim menaxherial”.

“Në reagimin e orëve të vona të mbrëmjes së ditës së djeshme, SHSKUK pa asnjë bazë ligjore dhe faktike ka tentuar të përfshijë Odën e Mjekëve në një skandal të një zyrtari menaxherial të cilin ditë më parë e kishin emëruar organet e kësaj të fundit”.

“Komunikata mbrëmshme e SHSKUK-së është tentim tjetër që në mënyrë për ta mbuluar paaftësinë e menaxhimit, ta hedh fajin në organizatat profesionale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OMK-së.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

 

Artikulli paraprak5 simptoma të kancerit të zorrës së trashë që mund t’i injoroni, sipas ekspertëve
Artikulli i rradhës Këto janë simptoma të hershme të sëmundjeve të zemrës, sipas mjekëve

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.