Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Operacioni që e la të paralizuar pacienten gjakovare (Video)

Lajme 23/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetoi sonte hulumtimin për odisejadën e Nizafete Pozhegut nga Gjakova e cila shkoi për t’u shëruar por mbeti e paralizuar.

66 vjeçarja Nizafete Pozhegu në mars të vitit të kaluar ishte shtrirë në spitalin regjional të Gjakovës “Isa Grezda” pasi që dyshohej se kishte probleme me tëmthin.

Ajo tregon se ishte shtrirë në repartin e kirurgjisë në spitalin “Isa Grezda” ku filloi trajtimin me barna por kishte dyshime se mund të ketë edhe probleme me veshka.

Djali i saj, Lirimi, thotë se atë e kishte vizituar një urolog në këtë spital i cili kishte propozuar të bëhet një diagnostikim më i thellë i veshkave në Radiologjinë e Spitalit të Gjakovës.

Por pasi që një diagnostifikim i tillë nuk ishte e mundur të bëhej në spitalin publik, doktori më pas i kishte propozuar të shkojë në spitalin privat “MIM”.

Pozhegu thotë se nëna e tij është operuar pa qenë në dijeni për procedurën, pa nënshkruar për operimin dhe pa ditur familjarët se po i nënshtrohet një procesi të tillë.

Pas operimit ai thotë se gjendja e nënës së tij vetëm sa është përkeqësuar dhe se pak javë më pas ajo ka përfunduar e paralizuar duke mos qenë në gjendje të ecë as për të kryer nevojat e saj.

Përfaqësues të spitalit MIM nuk kanë qenë në gjendje të komentojnë për emisionin “Jeta në Kosovë” në asnjë nga akuzat e bëra nga familjarët e Nizafete Pozhegut.

Hulumtimi i emisionit “Jeta në Kosovë” kishte nisur në janar të këtij viti dhe pak javë pas interesimit të ekipit të emisionit, Inspektorati i Shëndetësisë e ka suspenduar licencën ndaj një spitali në Gjakovë që dyshohet të jetë përfshirë në këtë rast.

Deklaratën e Lirim Pozhegut për rastin e nënës së tij mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Artikulli paraprakRifillon punën Ordinanca Gjinekologjike “Drita” në Prishtinë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 24 mars 2017

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.