Qendra për strehimin e të moshuarve “Orenda” është vërshuar nga komentuesit pas publikimit të një videoje ku një e moshuar rezidente e kësaj qendre rrahet me shuplaka nga punonjëset.
Dhjetra komentues kanë shkruar në një postim të kësaj qendre në facebook ku kanë shprehur mllefin e tyre ndaj këtij rasti si dhe kanë kërkuar mbylljen e qendrës, shkruan Gazeta Shneta.
“Kjo qendër duhet me u mbyll menjëherë, a ju vjen marre me rrah një plak. Menaxhment për mos efikasitet drejt në burgë, infermierët duhet të dënohen maksimalisht”, ka shkruar një komentues.
“Dhuna quhet sukses në qendrën e juaj”, ka shkruar një tjetër.
“Dajaku ‘free’ a duhet me pagu ekstra”, ka shkruar një komentues tjetër.
Në videon që është publikuar sot në rrjetet sociale shihen disa punonjëse të kësaj qendre duke u tallur me një të moshuar dhe dy të tjera duke ushtruar dhunë, njëra e mban për dore teksa tjetra e godet me shuplaka dhe shqelma.
Policia e Kosovë ka njoftuar se për këtë rast janë arrestuar dy punonjëse, ndërsa sipas Prokurorisë të dyja janë ndalur për 48 orë. /Gazeta Shneta/