Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ORL me performancë më të mirë se klinikat tjera, 13 kirurgë kanë kryer mbi 1800 operacione vitin e kaluar

Lajme 23/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e ORL-së në QKUK ka performancë më të mirë sesa klinika tjera ku vetëm 13 kirurgë kanë kryer mbi 1800 operacione vitin e kaluar

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë vitin e kaluar janë operuar 1,872 pacientë brenda 12 muajve. Me këto shifra ORL shënon performancën më të mirë në krahasim me klinikat tjera të kirurgjisë në QKUK, duke pas parasyshë edhe numrin e specialistëve, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas raportit të punës, drejtori i kësaj klinike Arsim Behramaj ka kryer 154 operacione nga janari deri në dhjetor. Ndërsa ish-drejtori Hajdin Thaqi i cili e ka lënë punën më 1 tetor, deri në këtë muaj ka kryer 204 intervenime.

Një tjetër kirurg i cili e ka lëshuar punën më 1 shtator, Afrim Heta, ka kryer 73 operacione, ndërsa Xhevdet Latifi është mjeku me shifrat më të larta me 343 intervenime.

Flamur Ukaj ka shënuar shifrën 136 operacione nga janari deri në dhjetor, ndërsa për të njëjtën periudhë Emine Rramku ka kryer 57 intervenime.

Valdet Shala ka kryer 87 operacione, ndërsa Abdurrahman Zogaj i cili poashtu e ka lënë punën më 1 nëntor dhe i njëjti deri më këtë datë ka kryer 152 operacione.

Zgjim Limani ka regjistruar 156 intervenime, ndërsa Kujtim Kastrati 102 sosh. Refki Krasniqi ka kryer 151 operime, ndërsa dy kolegë të tij tij Arsim Elezaj 167 dhe Atdhe Myftari 90.

Me këto shifra ORL mund të renditet si klinika me performancën më të mirë në krahasim me klinikat tjera të bllokut kirurgjik. Megjithatë këtë vit ORL përballet me mungesë të së paku tre mjekëve.

Në Kirurgji Abdominale janë 28 kirurgë dhe vitin e kaluar janar –nëntor kanë kryer 2022 operacione. Me 13 kirurgë është edhe Klinika e Kirurgjisë Torakale por të njëjtit kanë kryer vetëm 720 operacione dhe 338 drenazha torakale nga 1 janari deri më 30 nëntor.

Po kaq, 13 kirurgë i ka edhe Klinika e Kirurgjisë Vaskulare dhe të njëjtit kanë kryer 1024 operacione nga data 1 janar deri më 30 shtator 2022.

Ndërkaq në Urologji punojnë 20 urologë dhe të njëjtit në total kanë kryer gjithsej 692 operacione për nëntë muaj të vitit të kaluar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKomuna e Prishtinës brenda këtij viti fillon me vizitat te shtatzënat dhe fëmijët deri në 3 vjeç
Artikulli i rradhës IHK: Moti nesër me reshje shiu, paralajmërohen vërshime të reja

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

29/01/2023 Lajme

IPK-ja: I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë dyshohet se ka qëlluar vetën

29/01/2023 Lajme

Një viktimë dhe tre raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

29/01/2023 Lajme

74 raste aktive me Covid në Kosovë

28/01/2023 Lajme

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë kishte sulmuar edhe policinë

28/01/2023 Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

28/01/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.