Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ortopani në QKMF në Podujevë tash e gjashtë vite jashtë funksionit, reagon kryeshefi i QKMF-së

Lajme 04/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët në Komunën e Podujevës tash e gjashtë vite fotografimin e nofullës janë të detyruar të bëjnë në ordinanca private, pasi që një i tillë nuk bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Kujdesi Parësor Shëndetësorë në këtë qytet është i pajisuar me aparaturën për fotografim të nofullës – Ortopanë, por si pasojë e mungesës së kodit të licencës tash e gjashtë vite nuk kanë arritur të funksionalizojnë, madje për këtë ka reaguar kryeshefi i QKMF-së, Bajram Bajgora.

“Derisa pacientët bredhin dhe shpenzojnë privat për një fotografim nofulle, aparati i ri qëndron tash e 6 vite në hapsirat tona dhe nuk mund të futet në punë në mungesë kodi të licencës”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, përpjekjet për të funksionalizuar këtë aparaturë, të nevojshme për pacientët, kanë qenë të kota.

“Diçka po fshihet këtu, shtrohet pyetja jemi simbiozë me grupet e interesit apo të pafuqishëm përballë tyre,apo mund të jetë opcioni i blerjes së një të riu për të mbuluar me “pluhër” këtë që e kemi”, është shprehur tutje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjihuni me benefitet që sjell jodi gjatë shtatzënisë, sidomos tek foshnja
Artikulli i rradhës 106 raste pozitive me COVID-19 për 24 orë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.