Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OSHP pezulloi tenderin e MSH-së për furnizim me aparatura dhe teste serologjike

Lajme 27/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pezulluar tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me aparatura dhe teste serologjike.

Të hënën e kësaj jave, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka vazhduar pezullimin e tenderit për ‘furnizim emergjent me aparaturë dhe pajisje laboratorike për testime serologjike për COVID-19’, të cilin e inicioi Ministria e Shëndetësisë në fund të muajit korrik.

Paraprakisht, ky tender ishte pezulluar me vendim të OShP-së më 30 korrik – një ditë pas pranimit të ofertave.

“Mbetet në fuqi obligimi i pezullimit automatik, lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim emergjent me aparaturë dhe pajisje laboratorike për testim molekular dhe aerologjik për COVID-19’. OShP do të vazhdojë me shqyrtimin e ankesës së operatorit ekonomik ankues në procedurë të rregullt”, theksohet në vendimin e OShP-së, më datë 24 gusht, shkruan insajderi.

Përmes kësaj kontrate publike, Ministria synonte të furnizohej me 20 mijë teste serologjike, si dhe pajisje laboratorike që mundësojnë kryerjen e testimeve në spitalet e përgjithshme rajonale.

Por, kriteret e përcaktuara në dosjen e këtij tenderi nga Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ngritën dyshime mbi koston e lartë të kontratës dhe mundësinë e shpërdorimit të parasë publike.

Kryetari i OShP-së, Blerim Dina kundërshtoi fuqishëm kërkesën e Ministrisë për “heqje të obligimit të pezullimit automatik” të hënën.

Dina, siç thuhet në arsyetimin e vendimit të OShP-së, ka pohuar se tenderi emergjent i MSh-së mund të ketë pasoja të mëdha.

“Mund ta dëmtojë buxhetin e shtetit”, citohet të ketë thënë kreu i OShP-së.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se pezullimi i tenderit “nuk i ndalon qendrat e mjekësisë familjare që të kryejnë teste serologjike nëpër komunat përkatëse”.

Por, që prej fillimit të pandemisë COVID-19, teste serologjike në sektorin publik kanë kryer vetëm Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Testime me PCR kryen IKSHPK dhe një institucion privat, ndërsa testime serologjike mund të kryejnë të gjitha laboratoret biokimike -hematologjike në sektorin publik”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Insajderi të martën.

Ministria i ka thënë gazetës se tenderi i pezulluar nga OShP-ja ishte paraparë të adresonte çështjen e testimeve serologjike në spitalet e përgjithshme rajonale.

“Këto lote kanë pasur të bëjnë edhe me pajisje edhe me teste serologjike të dedikuara për qendrat rajonale të shëndetësise publike. Për lot 2 -Aparaturë dhe teste serologjike, pas hapjes se tenderit është ankuar një OE ne OSHP dhe Lot 2 është pezulluar”, ka thënë Zyra për Informim e MSh-së.

Ministria ka thënë se aktualisht është e detyruar të pres shqyrtimin në afate të rregullta nga OSHP-ja deri në një vendim te ardhshëm.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në insajderi.org

Artikulli paraprakMbi 20 punëtorë të Klinikës së Radiologjisë të infektuar me Covid-19, drejtori nuk jep informata zyrtare
Artikulli i rradhës Kjo është gjendja në Spitalin e Pejës me Covid-19

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.