Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK), ka njoftuar se është ndarë nga jeta, Dr. Rexhep Ismajlit nga Gjilani.
Duke shprehur ngushëllime drejtuar familjarëve, miqve dhe kolegëve, OSK ka ngritur lart profesionalizmin dhe punën e të ndjerit.
“Dr. Rexhep Ismajl ishte një profesionist i shkëlqyer, i njohur për përkushtimin e tij të pashoq ndaj pacientëve dhe kontributin e tij të rëndësishëm në fushën e stomatologjisë”.
Njoftimi i plotë nga OSK:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të dashur, Dr. Rexhep Ismajli nga Gjilani. Në këto momente të vështira, duam të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.
Dr. Rexhep Ismajl ishte një profesionist i shkëlqyer, i njohur për përkushtimin e tij të pashoq ndaj pacientëve dhe kontributin e tij të rëndësishëm në fushën e stomatologjisë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të!
Me respekt të thellë,
Oda e Stomatologëve të Kosovës




