Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Osmani: Institucionet shëndetësore e arsimore, arsyeja që “Termokosi” zgjat furnizimin me ngrohje

Lajme 16/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse sezona e ngrohjes është dashur të përfundojë dje, Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se është zgjatur furnizimin me ngrohje për shkak të paralajmërimeve për rënie të temperaturave.

Kështu ka bërë të ditur për EO, kryeshefi i ngrohtores Fisnik Osmani. Osmani ka deklaruar se ky vendim është marrë për shkak se “Termokos” ofron shërbime edhe për institucionet më vitale të shtetit, krahas njësive të banimit.

“Sipas Ligjit të Ngrohjes, sezona duhet të përfundojë më 15 prill të vitit vijues, që në këtë rast do duhej të përfundonte dje. Ne si zakonisht në koordinim të ngushtë me institucionet përkatëse relevante siç është Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe në rastin e djeshëm edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kemi pasur deklarata të tyre të cilat tregonin që brenda kësaj jave do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave në raport me këtë që e kemi pasur në ditët e kaluara dhe ne për shkak të ndjeshmërisë së punës sonë ndaj qytetarëve dhe shërbimin që ofrojmë, kemi vendosur në koordinim me institucionet përkatëse që ta shtyjmë sezonin jo për një javë, dy javë apo një muaj por edhe për disa ditë për aq sa temperaturat do të jenë më të ultë”, u shpreh Osmani.

Osmani ka thënë se rasti i njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar ku janë detyruar që ta zgjasin furnizimin me ngrohje. Ai ka përmendur edhe institucionet shëndetësore e arsimore që nevojitet shërbimi i ngrohjes.

“Duhet të kemi parasysh që ‘Termokosi’ nuk jep shërbim vetëm për njësitë e banimit, nuk jep shërbim vetëm për bizneset por jep shërbim edhe për institucionet vitale të shoqërisë, siç janë: shkollat, çerdhet, Qendrat e Mjekësisë Familjare, QKUK, të cilët gjatë kësaj periudhë do ta kishin potencialisht problem pjesën e furnizimit me ngrohje dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi vendosur që edhe për disa ditë të lëvizim tutje me vazhdim të sezonës”, tha Osmani.

“Është viti i dytë më radhë që po na ndodh një gjë e tillë, është e vërtetë që kemi pasur temperatura të larta gjatë kësaj periudhe, mirëpo edhe ne kemi qenë të kujdesshëm që kjo të reflektojë në fatura, që përveç reflektimit në fatura, ne kemi punuar me një kapacitet minimal të ofrimit të ngrohjes. Për krejt Prishtinën kemi pasur kapacitet dikund 55 MGW, që nënkupton kemi operuar me temperatura të ulëta”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakHumbja e gjakut nxit shkallë më të lartë të vdekjeve për gratë gjatë operacioneve bypass të zemrës
Artikulli i rradhës “Shpalleni gjendjen emergjente tani” – protestohet pas vrasjeve të grave

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.