Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kryer sot mamografinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Presidentja tha se ka qenë e shoqëruar nga nëna dhe motrat e saj.
“Sot bashkë me mamin dhe motrat, si dhe me stafin e QKUK, pas kryerjes së mamografisë! Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë qe nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë”, ka pohuar Osmani.
“Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar tutje Presidentja e vendit.




