Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët e “Medicus” ishin nga Turqia, Gjermania dhe Izraeli

Lajme 26/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në gjykimin e rastit “Medicus” ka dëshmuar ish-infermieri i kësaj klinike, Besim Gashi.

Dëshmitari tregoi se ka punuar në njësinë e kujdesit intensiv, në katin e parë pranë dr.Jusufit.

Ai tha se ishte dr.Jusufi ai i cili u jepte udhëzime në lidhje me pacientët të cilët shtriheshin aty pasi që dilnin nga salla e operacionit.

I pyetur nga prokurorja se sa gjatë qëndronin pacientët në atë dhomë, Gashi tha se me sa mban mend, pacientët aty kanë qëndruar tri deri në katër ditë dhe se këta pacientë silleshin në dhomën e kujdesit intensiv menjëherë pas operacionit dhe se ata zakonisht ishin të lodhur dhe të përgjumur.

Po ashtu, prokurorja e pyeti edhe nëse kishte dijeni në lidhje me kombësinë e pacientit dhe dëshmitari u përgjigj se me sa e dinte pacientët kanë qenë nga Turqia, Gjermania, Izraeli.

Prokurorja e çështjes kërkoi nga dëshmitari të dinte se nëse kishte ndodhur që dy pacientë të operoheshin për një ditë, kurse dëshmitari u përgjigj se ai kishte qëlluar aty në dy raste kur në të njëjtën ditë ishin operuar dy pacientë, të cilët ishin shtruar në dhomën e kujdesit intensiv dhe se varrat e tyre i ka mjekuar dr. Jusufi.

Pas kësaj prokurorja e çështjes i prezantoi dëshmitarit disa fotografi të bëra nga ekspertja mjekoligjore Carmen Barbu nga ekspertiza e bërë në pacientet A.K. dhe D.S. dhe e pyeti dëshmitarin se nëse ato plagë që i shihte në foto ishin të ngjashme e ato që i kishte trajtuar/mjekuar dr.Jusufi. Dhe dëshmitari u përgjigj me “Po”.

Sipas dëshmitarit, operacionet janë kryer nga ky ekip i doktorëve: Dr. Jusufi, dr.Lutfiu, si dhe ekipi i anesteziologëve dr.Islami, dr. Sylejman Dulla, dr. Sokol Hajdini dhe pas këtyre operacioneve pacientët vinin në dhomën e kujdesit intensiv.

Në fund edhe vetë i akuzuari Lutfi Dervishi i bëri një pyetje dëshmitarit.

Ai e pyeti nëse dëshmitari kishte pasur mundësi që të shihte ndonjëhere Dr.Jusufin se bashku me të në sallën e operimit, kurse dëshmitari u përgjigj se pasi që ata nuk kishin qasje në dhomën e operimit nuk kishte pasur mundës t’i shihte asnjëherë bashkë.

Seanca e radhës do të jetë me 7 nëntor, kur do të dëshmojnë Tunë Përvorfi dhe Dardan Imeri.

Në këtë rast gjyqësor, Lutfi Dervishi që ishte pronar i klinikës “Medicus”, në të cilën dyshohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

Në seancën e shqyrtimi fillestar në korrik 2017, Lutfi Dervishi dhe Sokol Hajdini u deklaruan të pafajshëm.

Artikulli paraprakFotografitë e bareshës së bukur shqiptare, thyejnë rrjetin
Artikulli i rradhës Shtatzënia e Zaimines, njihuni me babain e bebes

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.