Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët në spitalet kosovare rrezikohen nga infeksionet

Lajme 08/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientë të shumtë shkojnë në spitalet kosovare për t’u shëruar, por në fakt ata kthehen me shumë infeksione, siç shkruan Gazeta Zëri.

Madje, këtë e konfirmon edhe vetë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, mikrobiologu Lul Raka tregon për zërin se dy të tretat e pacientëve kosovarë marrin infeksione.

Derisa më të rrezikuarit janë Kujdesi Intensiv dhe ai i Kirurgjisë.

“Infeksionet janë pjesë e pandashme e kujdesit shëndetësor në të gjitha shtetet e botës. Në kujdesin intensiv të shteteve më të zhvilluara në botë çdo i katërti pacient merr infeksion spitalor, kurse në vendet e pazhvilluara, ku bën pjesë edhe Kosova, dy të tretat e pacientëve marrin infeksione spitalore. Kujdesi intensiv edhe repartet e kirurgjisë janë pjesët më të rrezikshme”, ka deklaruar ai.

Raka ka treguar se Kosova nuk ka asnjë nënkategori buxhetore për infeksione të tilla.

“Kosova nuk mban asnjë kategori nënbuxhetore për parandalimin e infeksioneve spitalore. Pa buxhet është më vështirë. Problemet më të mëdha janë në spitale, sepse është kujdesi i nivelit më të lartë. Duhet të ketë mbështetje institucionale dhe mbikëqyrje të rregullt në reparte të ndryshme, të cilat janë më të shpeshta për adresim. Duhet të ketë bashkëpunim rajonal e ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Artikulli paraprak7 pozicionet seksuale gjatë shtatzënisë që çdo nënë duhet t’i dijë
Artikulli i rradhës Fibrilacioni atrial, rreziku për zemrën dhe goditjet në tru

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.