Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientëve iu kushton 150 euro heqja e perdes së syrit në QKUK

Lajme 06/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) pacientët në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po detyrohen t’i blejnë vetë thjerrëzat dhe materialin specifik që përdoret për këtë ndërhyrje kirurgjike e të cilat po u kushtojnë rreth 150 euro.

Pacientët, të cilët kanë nevojë për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po detyrohen të blejnë vetë paraprakisht materialin e veçantë, i cili u nevojitet për operim. Ata po duhet t’i sigurojnë vetë thjerrëzat dhe materialin përcjellës specifik, të cilat po u kushtojnë mbi 150 euro.

“Zëri” ka biseduar me drejtorin e kësaj Klinike, Adem Miftari, i cili e ka konfirmuar se pacientët të cilët kanë nevojë për operim (heqjen e kataraktit) po e blejnë vetë shumicën e materialit. Ai ka treguar se si klinikë tashmë kanë bërë kërkesa për këto produkte.

“Deri më tani kanë blerë thjerrëzat me material përcjellës specifik, por janë porositur nga Barnatorja Qendrore dhe presim furnizimin e shpejt me to, kurse me materialet tjera shpenzuese jemi furnizuar sikurse krejt SHSKUK-ja (Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitar i Kosovës)”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakEksperti i astrologjisë jep parashikimin për horoskopin mujor
Artikulli i rradhës Çfarë ka ndodhur në repartin e Gjinekologjisë në Pejë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.