Pacienti falënderon mjekun në Ferizaj përmes shpalljes në gazetë

2018-07-19 në ora 20:37

Një anëtarë i komunitetit RAE ka publikuar një shpallje duke falënderuar mjekun Dr. Zijadin Ramiqi në Ferizaj.

Pacienti ishte i sëmurë nga gangrena, derisa mjeku sipas tij është përkujdesur maksimalisht për të për tridhjetë ditë. Përveç kësaj ai ishte kujdesur edhe për familjen e pacientit.

Duhet cekur gjithashtu që e gjithë letra më poshtë është shkruar nga një person tjetër, për shkak se pacienti është i pa shkollë./Gazeta Shneta/