Ambulanca specialistike kirurgjike e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, sot është raportuar të ketë qenë e mbushur me pacientë në radhë të gjata dhe me mungesë të mjekëve në vendin e punës.
Kështu ka bërë të ditur një pacientë i cili ka dërguar një video në adresë të burimit medial Indeksonline, ku shihet pacientët teksa presin dhe mjekët nuk gjenden në vendin e punës.
Megjithëse orari i punës fillon në orën 7:00 të mëngjesit, në Spitalin e Pejës pacientët detyrohen të presin me orë në korridoret e spitalit, pasi që mjekët nuk janë në vendin e punës.
E radha a pacientëve në Kirurgji është e gjatë dhe se dera e Kirurgjisë është e mbyllur.
Në një video të cilën e ka bërë një pacient teksa priste së bashku me shumë pacientë të tjerë, e të cilën e posedon “Indeksonline”, shihen pacientët teksa presin dhe mjekët të cilët nuk gjenden në vendin e punës.
Në deren e Kirurgjisë ishte njoftimi për pauzë prej orës 10 deri në 11, por se dera ende nuk ishte hapur për punë dhe pse ora tashmë ishte 9.15 minuta.
Në shenjë revolte me këtë gjendje, pacienti e ka filmuar të gjithë situatën në Kirurgji, për të treguar për mos punën që bëhët në këtë repart.
Por e menjëhershme ishte përgjigjja nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, i cili e demanton një situatë të tillë.
“Pacienti nga Klina që ka bërë incizimin po sot është vizituar dhe i është caktuar edhe termini për operim në kohën e saktë kur ka pasur terminin e vizitës, as më herët e as më vonë por mu në kohën e saktë kur ka pasur terminin. Pretendimi në këtë incizim se si përcaktohet ora me fjalët e këtij pacienti, është i pasaktë dhe tendencioz. Mjeku specialist në ambulancën e Kirurgjisë ka qenë në ambulancë në orën e saktë kur fillojnë vizitat. Si është e mundur që Mjeku mos të jetë në vendin e punës kur po ky Mjek ka vizituar dhe i ka caktuar terminin e operimit pacientit të njëjtë në kohën kur e ka pasur terminin për vizitë specialistike!”.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka thënë mes tjerash, se radhët e gjata nuk kanë qenë të gjitha për ambulancën specialistike të Kirurgjisë:
“Incizimet e hapësirës pritëse ku shihen të presin pacientë, nuk është vetëm për ambulancën specialistike të Kirurgjisë por kjo hapësirë është edhe për Radiologjinë ku kryhen ekzaminimet e Rëntgenit, Ultrazërit e Mamografisë, pastaj aty presin edhe pacientët e Oftamologjisë, ORL-së, dhe Dermatologjisë. Në video ky i paraqet të gjithë sikurse janë duke pritur për vizitë tek Kirurgu për arsyet që vetëm ai i din”.
Kjo është komunikata e plotë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës:
Demant ndaj lajmit të portalit Indeksonline!
Me një incizim të një qytetari sot portali Indeksonline pa asnjë verifikim të fakteve ka publikuar lajmin për kinse Mjeku Specialist i Kirurgjisë nuk qenka në vendin e tij të punës.
Pacienti nga Klina që ka bërë incizimin po sot është vizituar dhe i është caktuar edhe termini për operim në kohën e saktë kur ka pasur terminin e vizitës, as më herët e as më vonë por mu në kohën e saktë kur ka pasur terminin.
Pretendimi në këtë incizim se si përcaktohet ora me fjalët e këtij pacienti, është i pasaktë dhe tendencioz. Mjeku specialist në ambulancën e Kirurgjisë ka qenë në ambulancë në orën e saktë kur fillojnë vizitat. Si është e mundur që Mjeku mos të jetë në vendin e punës kur po ky Mjek ka vizituar dhe i ka caktuar terminin e operimit pacientit të njëjtë në kohën kur e ka pasur terminin për vizitë specialistike!
Incizimet e hapësirës pritëse ku shihen të presin pacientë, nuk është vetëm për ambulancën specialistike të Kirurgjisë por kjo hapësirë është edhe për Radiologjinë ku kryhen ekzaminimet e Rëntgenit, Ultrazërit e Mamografisë, pastaj aty presin edhe pacientët e Oftamologjisë, ORL-së, dhe Dermatologjisë. Në video ky i paraqet të gjithë sikurse janë duke pritur për vizitë tek Kirurgu për arsyet që vetëm ai i din.
Se Kirurgu ka qenë në vendin e punës dëshmohet edhe me numrin e pacientëve që janë kontrolluar sot tek Kirurgu dhe të gjithë këta në termine të sakta të përcaktuara më parë.
Njoftojmë opinionin se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë që nga fillimi i këtij viti të gjitha vizitat bëhen vetëm me termine paraprake që mund të bëhen edhe me telefon, andaj këto termine respektohet saktësisht nga Personeli mjekësorë por edhe nga e pacientëve,
Ne mbesim të habitur edhe nga publikuesi i këtij lajmi që nuk ka marrë mundin më të vogël të verifikon këtë pretendim dhe vetëm me një incizim sipas nesh tendencioz dhe jo të saktë publikon lajm të tillë.




