Dy pacientë në Klinikën e Neuropsikiatrisë në QKUK janë përleshur, ku, si rezultat, A.H 27-vjeç ka therur me thikë 33-vjeçarin F.S.
Viktima (F.S) ka pësuar lëndime trupore, konkretisht në abdomen, ndërsa i dyshuari (A.H) është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
A.H i shoqëruar nga babai i tij kishte ardhur për vizitë të rregullt në klinikën e Neuropsikiatrisë ndërsa F.S kishte ardhur në përcjellje të shokut të tij për të marrë dozën e metadonit, pasi i njëjti është në program të metadonit.
Drejtori i klinikës së Neuropsikiatrisë, Shaban Mecinaj tregon se pacienti që ka therur 33 vjeçarin ka çrregullim kronik, ndërsa ky i fundit është në program të metadonit.
“Ka ndodhë në oborr të klinikës së Psikiatrisë. Një pacient psikiatrik i cili ka pasur vizitë të rregullt ambulantore e ka sulmu përdoruesin, i cili paska qenë në përcjellje të shokut të vet, i cili është në program të metadonit”, tha Mecinaj.
“Pacienti ka disa hospitalizime në klinikën e Psikiatrisë, d.m.th është pacient me çrregullim kronik është skizofren, edhe sot paska pasur vizitën e rregullt ambulantore dhe paska qenë në përcjellje të babait të tij”, rrëfen Mecinaj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Express.




