Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientja mbeti e paralizuar, prokuroria nis hetimet për mjekët e spitalit MIM

Lajme 27/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në emisionin “Jeta në Kosovë“ u transmetua hulumtimi, i cili tregonte se Nizafete Pozhegu kishte mbetur e paralizuar dhe pa njërën veshkë pas operacionit në spitalin privat “MIM”.

Lidhur me rastin e Nizafete Pozhegut, e cila ka mbetur e paralizuar dhe pa një veshkë pas operacionit të kryer në një spital privat, avokati Teki Bokshi tregoi për emisionin “Jeta në Kosovë“ se Prokuroria në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj mjekëve të përfshirë në këtë rast.

Bokshi është avokat i anesteziologes që ishte pjesë e operimit të Nizafete Pozhegut nga Gjakova në spitalin “MIM”.

“Në bazë të këtij kallëzimi penal Prokuroria në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve për veprën penale të bashkëkryerjes se këta tre mjekë kanë kryer trajtim të pandërgjegjshëm. Në këtë procedurë janë procedu të dyshuarit dhe për aq sa kemi informacion prokurori i çështjes ka caktuar ekspertim mjeko-ligjor në Qendrën Klinike Universitare”, tha avokati.

“Sa kam informacion – ne ende nuk e kemi marrë atë ekspertizë, por nga informatat që i kemi QKUK, përkatësisht ekspertët e kësaj Qendre, kanë gjetë se shërimi është kryer në bazë të protokolleve të parapara mjekësore dhe se në ktëë çështje nuk ka elemente që mund të trajtohet se trajtimi është kryer në mënyrë të pandërgjegjshme”, shtoi ai.

Ai tha se mjekët pretendojnë se kanë zbatuar të gjitha procedurat e parapara për shërimin e zonjës Pozhegu.

Po ashtu, avokati Bokshi tha se pasojat e operacionit do të jenë objekt i ekspertizës dhe Prokurorisë prandaj sipas tij duhet të pritet për veprimet e drejtësisë pasi që sipas tij deri më tash gjithë kjo procedurë është në fazën e dyshimit.

Ai tha se Prokuroria do të vlerësojë se a ka argumente për të vazhduar më tutje.

Të enjten, në emisionin “Jeta në Kosovë“ u transmetua hulumtimi, i cili tregonte se Nizafete Pozhegu kishte mbetur e paralizuar dhe pa njërën veshkë pas operacionit në spitalin privat “MIM”, ku ajo, sipas djalit të saj, kishte shkuar në këmbë të veta.

Artikulli paraprakPërfitimet nga aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Familja me 13 djem që ende po lufton për një vajzë (Foto)

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.