Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientja shpenzoi mbi 10 mijë euro për barnat të cilat s’janë në Listën Esenciale

Lajme 19/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pertuzumab është njëra prej target terapive, e cila përdoret tek kanceri i gjirit kur sëmundja ka avancuar. Por, kjo terapi, e cila kap shifrën e mijëra eurove, nuk gjendet në listën esenciale të barnave të QKUK-së.

Një paciente, e cila ka dashur të mbes anonime, ka dërguar disa prej faturave të kësaj terapie, të cilat është dashur t’i blejë vetë. Vetëm një shishe e këtij ilaçi, i cili jepet në formë intravenoze dhe që përmban 420 miligramë, për t’u blerë në treg kushton mbi 1,500 euro.

Që nga nisja e kësaj terapie, kjo paciente, deri më tani, ka harxhuar mbi 10,000 mijë euro për ta blerë atë, derisa sipas rekomandimeve të mjekëve ajo këtë ilaç duhet ta përdorë gjatë gjithë jetës. Në Kosovë, çdo vit, 20-30 grave me forma të avancuara të sëmundjeve të kancerit, u rekomandohet ky ilaç intravenoz.

Derisa ilaçi vazhdon të mos jetë pjesë e listës esenciale të barnave, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, thotë se po bëjnë përpjekje maksimale që në mesin e shumë barnave të tjera, të futet edhe ky ilaç. Në Ministri të Shëndetësisë thonë se kanë pranuar kërkesën e Klinikës së Onkologjisë, derisa nuk konfirmojnë nëse ky bar do të futet në listën esenciale të barnave, raporton ktv.

“Komiteti do të vendosë në fund, pas mbylljes së fazës së konsultimeve publike për listën, nëse produkti do të jetë pjesë e listës bazike apo komplementare brenda Listës së Re të Barnave Esenciale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas disa përllogaritjeve, në rast se Ministria e Shëndetësisë vendos ta fusë këtë bari në Listën Esenciale të Barnave, atëherë buxhetit të Shëndetësisë kjo do t’i kushtojë rreth 600 mijë euro.

Artikulli paraprakHoroskopi, 19 gusht 2019
Artikulli i rradhës Sindikata e Infermierëve kërkon zgjidhje për koeficientin në Ligjin për Pagat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.