Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paditet kompania prodhuese e barit Ozempic për rrezikun e paralizës së stomakut

Lajme 09/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një padi është bërë në drejtim të Novo Nordisk dhe Eli Lilly pasi pretendohet se kompanitë në fjalë kanë minimizuar ashpërsinë e efekteve anësore gastrointestinale të lidhura me Ozempic dhe Mounjaro, duke përfshirë rrezikun e paralizës së stomakut.

Më 2 gusht, një grua nga Luiziana ngriti një padi kundër prodhuesve Ozempic dhe Mounjaro, duke pretenduar se kishte përjetuar paralizë stomaku – ose gastroparezë – pasi kishte përdorur dy barnat e diabetit, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Ozempic, i cili përmban substancën aktive semaglutidin dhe Mounjaro me substancë aktive – tirzepatidi, janë agonistë të receptorit GLP-1 që ulin oreksin dhe ngadalësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit gastrointestinal.

Ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të përshkruajnë këto medikamente për të ndihmuar njerëzit me diabet të kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak. Megjithatë, ato përdoren gjithashtu jashtë etiketës për humbje peshe.

Jaclyn Bjorklund, paditësja në këtë çështje, përdori Ozempic për më shumë se një vit dhe ndaloi në muajin korrik 2023. Më pas ajo kaloi në marrjen e barit Mounjaro.

Megjithatë, në padi pretendohet se barnat e diabetit shkaktuan të vjella të rënda, dhimbje stomaku dhe djegie gastrointestinale. Në ankesë thuhet gjithashtu se Bjorklund është shtruar në spital për probleme me stomakun në disa raste, përfshirë vizitat në urgjencë. Përveç kësaj, ajo pretendon se ka pësuar humbje të dhëmbëve për shkak të të vjellave të tepërta dhe se ka kërkuar medikamente shtesë për të kontrolluar të vjellat.

Padia akuzon Novo Nordisk dhe Eli Lilly se dinin për ashpërsinë e efekteve anësore gastrointestinale të Ozempic dhe Mounjaro, por nuk e zbuluan këtë informacion në etiketë.

“Të pandehurit pranojnë se ngjarjet gastrointestinale janë efekte anësore të njohura të klasës GLP-1. Megjithatë, të pandehurit kanë minimizuar ashpërsinë e ngjarjeve gastrointestinale të shkaktuara nga Ozempic dhe Mounjaro, duke mos paralajmëruar kurrë, për shembull, rrezikun e gastroparezës (stomak i paralizuar) ose gastroenterit”, thuhet në ankesë.

Bjorklund po kërkon dëmshpërblim dhe ndëshkim për dëmtimet e rënda dhe të përhershme, si dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor, tarifat e avokatëve dhe shpenzimet gjyqësore.

Sipas burimit medial The Hill, një zëdhënës i Novo Nordisk i tha gazetës se “siguria e pacientëve është e një rëndësie të madhe për Novo Nordisk. Ne jemi duke monitoruar vazhdimisht profilin e sigurisë së produkteve tona dhe bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet për të garantuar sigurinë e pacientit, duke përfshirë informacionin adekuat mbi sistemin gastrointestinal dhe efekteve anësore në etiketë.”

Raportet e mëparshme tregojnë se individë të tjerë kanë përjetuar paralizë stomaku gjatë përdorimit të Ozempic dhe Wegovy, një bari për humbje peshe/diabeti që përmban gjithashtu semaglutide.

Përveç kësaj, Ozempic është lidhur me kequshqyerjen, rreziqet e mundshme të kancerit të tiroides dhe raportet rreth mendimeve për vetëvrasje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPfizer ka njoftuar për dozën përforcuese të COVID-19 që do të jetë e gatshme deri në fund të gushtit
Artikulli i rradhës Studim: Gjysma e popullsisë do të zhvillojë një gjendje të shëndetit mendor deri në moshën 75-vjeçe

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.