Klinika Vatanmed është bastisur sot nga Administrata Tatimore e Kosovës si dhe nga Policia e Kosovës.
Aksioni është konfirmuar nga ATK-ja të cilët kanë bërë të ditur se bastisja është bërë në dy lokacione të ndryshme, shkruan Gazeta Shneta.
“Është një aksion i ATK-së me Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Aksioni ka filluar që nga ora 09:00 e mëngjesit. Pas përfundimit të aksionit do të japim informacione shtesë”, njoftoi ATK-ja.
Në anën tjetër Ekonomiaonline ka publikuar disa fotografi ku shihen pjesëtarët e Policisë duke bërë bastisjen në Klinikën Vatamed.





