Një grua shtatzënë është aksidentuar rëndë në Prishtinë gjatë të shtunës. Edhe pse ajo ishte duke ecur në trotuar, një furgon e ka goditur atë rëndë.
Aksidenti ka ndodh në lagjen Kolovicë, ndërsa këmbësorja është duke u trajtuar në Emergjencë. Nga kjo e fundit thonë se gjendja është e rëndë, por në përmirësim e sipër.
Lajmi i mirë është se gjinekologu ka konfirmuar se bebja në ardhje është mirë, të paktën për momentin.
Pamjet në vijim janë të rënda dhe nuk preferohen për fëmijë dhe shikues me shëndet të ligë.