Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pamje të rënda, mjekët mbajnë konferencë në mes të trupave pas sulmit në spitalin në Gaza

Lajme 18/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas sulmit në spitalin në Gaza, mjekët kanë dalë në një konferencë për media mes trupave të të vdekurve.

Pamje nga kjo konferencë janë publikuar në platformën X.

Fotografi që shfaqin pasojat e shpërthimit në spitalin e Gazës

Qindra palestinezë dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një spital në Gaza të martën mbrëma.

Për këtë sulm Hamasi fajësoi Izraelin. Izraeli thotë se shpërthimi u shkaktua nga raketat e hedhura gabimisht nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv

Këtu janë pamjet më të fundit nga jashtë spitalit Al Ahli, ku shërbimet e urgjencës po kalojnë nëpër rrënoja.

Takimi i Biden me liderët arabë u anulua pas shpërthimit në spital

Pas shpërthimit në spitalin Al Ahli të Gazës, një takim midis Joe Biden dhe liderëve arabë, përfshirë Mahmud Abbas të Palestinës, u anulua.

Biden ishte paraparë të shkonte në Jordani pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu; atje ai pritej të takohej me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Presidentin Abdul Fattah al-Sisi të Egjiptit dhe Abbas.

Megjithatë, mbrëmë vonë, ministri i jashtëm i Jordanisë tha se takimi mund të mbahet vetëm kur palët të bien dakord për t’i dhënë fund “luftës dhe masakrave kundër palestinezëve”, duke fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital.

Ushtria izraelite thotë se shpërthimi u shkaktua nga një raketë që i përkiste një grupi tjetër, Xhihadi Islamik Palestinez, grupi i dytë më i madh militant në Rripin e Gazës.

Në një postim në Twitter, Biden tha se ishte “i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar” nga shpërthimi – dhe udhëzoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare që “të vazhdojë të mbledhë informacione për atë që ka ndodhur saktësisht”./21Media

Artikulli paraprakSulmohet fizikisht një person në QKUK
Artikulli i rradhës Vështirësitë në ecje mund të jenë një shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.