Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Papa Françesku sot do të dalë nga spitali, dhe do t’i përshëndet njerëzit

Lajme 23/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Papa Françesku do të dalë nga spitali Gemelli i Romës të dielën dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan, thanë mjekët që e trajtojnë atë.

88-vjeçari u shtrua në spital më 14 shkurt me një infeksion të rëndë respirator që rezultoi me pneumoni të dyfishtë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta/

Gjatë pesë javëve të fundit, ai paraqiti “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, tha Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.

Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar, tha Dr Alfieri. Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.

“Sot jemi të lumtur të themi se nesër ai do të jetë në shtëpi”, u tha Dr Alfieri gazetarëve të shtunën.

Papa do të ofrojë një bekim nga dritarja e tij në spitalin Gemelli të dielën – hera e parë që ai do të shfaqet në publik që kur u shtrua në spital – përpara se të kthehet në rezidencën e tij në Vatikan.

Dr.Alfieri tha se pacientët me pneumoni të dyfishtë humbasin pak zërin dhe “sidomos te të moshuarit do të duhet kohë që zëri juaj të kthehet në normalitet”..

Nëse trendi i përmirësimit vazhdon, thonë mjekët, Papa do të jetë në gjendje të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur.Pap

Vatikani kishte thënë të premten se Papa kishte parë disa përmirësime e frymëmarrjen dhe lëvizshmërinë e tij.

Artikulli paraprakÇaji hisbiskus mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut
Artikulli i rradhës Paralajmërohet rritja e çmimit të qumështit nëse shtrenjtohet rryma

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.