Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paralajmërimi i ekspertit: Kujdes, konsumi i peshkut dhe djathit njëkohësisht na bën anemikë

Lajme 02/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Eksperti i mjekësisë bimore Zef Gjeta, ka shuar kuriozitetin e të gjithëve në lidhje me konsumimin e peshkut dhe djathit njëkohësisht.

Disa mendojnë që është thjesht një mit dhe disa të tjerë mendojnë që është e dëmshme për shëndetin. Eksperti Gjeta i ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, shprehet se nuk është e këshillueshme konsumi i të dyjave bashkë sepse kjo rezulton në anemi, prandaj njerëzit duhet të bëjnë kujdes.

“Nëse konsumojmë dhe peshk dhe djathë bashkë, ka një problem. Bulmeti na ndihmon shumë me kalciumin ndërsa mishi dhe peshku për hekurin dhe duke i konsumuar të dyja në të njëjtën kohë, ka shumë mundësi që njerëz që ushqehen goxha mirë, që marrin edhe hekurin e mjaftueshëm, por edhe hanë djathin, nuk përthithet hekuri dhe shfaqen anemikë.

Njerëzit çuditen shpesh kur bëjnë analizat, ka dhe reagim ndaj laboratorëve ose mjekëve ‘po unë ha mish, çfarë thua që nuk kam hekur’ e kështu me radhë dhe kjo ndodh pikërisht për këtë gjë. Peshku nuk duhet të përzihet më bulmet dhe djathëra. Kjo gjë shihet pothuajse në të gjitha restorantet në vendin tonë. Ngaqë kam dalë shpesh jashtë, kam vënë re edhe me njerëz të tjerë, kur ulemi për të ngrënë thonë ku është djathi, janë bërë vartës nga djathi i bardhë me shumë kripë dhe këtë sjellje duhet ta moderojmë sepse i bëjmë keq vetes”, shprehet eksperti Zef Gjeta./ Top Channel/

Artikulli paraprakQKMF-ja në Viti pranon donacion nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”
Artikulli i rradhës Shumica e njerëzve mund të presin deri në moshën 50-vjeçare për ekzaminim të kancerit kolorektal

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.