Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paralajmërohet bojkoti i marketeve në Kosovë

Lajme 03/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Iniciativës për bojkot të dyqaneve të mëdha, për shkak të abuzimit me çmime, do t’i bashkohen edhe përfaqësues të konsumatorëve në Kosovë.

Ata theksojnë se masat duhet të merren me urgjencë, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin për pagat e ulëta dhe çmimet e larta që, sipas tyre, kanë varfëruar shumë familje.

Çmimet e larta janë bërë një problem serioz për ekonomitë familjare në Kosovë, thonë qytetarët, të cilët arsyetojnë shqetësimin e tyre me shporta të varfëruara dhe pagat aktuale që nuk mbulojnë shpenzimet familjare. Ata kërkojnë masa institucionale për të zbutur situatën, duke sugjeruar që edhe në Kosovë të merret iniciativa e bojkotit të dyqaneve, siç ka ndodhur në Kroaci.

“Çmimet janë të shtrenjta. Nëse e krahasojmë pagën e sotme me pagën e para katër apo pesë vjetësh, ka fuqi blerëse së paku 50-60 përqind më pak, dhe artikujt kryesorë bazë që i përdorim në jetën e përditshme janë rritur edhe 100 përqind. Për shembull, një burek në furrë para tre vitesh ka qenë 70 cent, ndërsa tani është 1euro e 40 cent, që do të thotë një rritje 100 përqind,” tha një qytetar.

“Mjaft vështirë, kjo është rritje abnormale, s’di tani kush i ka fajet. Duhet bërë si në Kroaci, të bojkotojmë marketet e mëdha, sidomos,” u shpreh një qytetar tjetër.

“Në Gjermani rrogat janë 2000-3000 euro dhe çmimet janë si te ne. Tash vlerësojeni vetë,” tha qytetari.

E nëse kjo nismë vazhdon, përkrahje do të marrë edhe nga shoqata “Konsumatori”.

“Duke i përkrahur ata, i përkrah edhe bojkotimet eventuale te ne, nëse deri më 10 shkurt nuk kemi lëvizje mes partishë, mes biznesesh, në veçanti nga Shoqata e shitësve me pakicë, atëherë ne duhet të veprojmë sepse duhet të vetëmbrohemi,” deklaroi elatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”.

Organizatorët e nismës paralajmërojnë se, nëse deri më 9 shkurt nuk merren hapa konkretë, kjo iniciativë do të fillojë edhe në Kosovë, siç ka ndodhur në Slloveni, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Artikulli paraprakMoti sot: I vranët, priten reshje shiu
Artikulli i rradhës Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.