Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paralajmërojnë ekspertët: Çmimet e rrymës e ushqimeve jashtë kontrollit, qeveria pa masa

Lajme 14/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit janë rritur me 5.1% në tetor 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ka arritur në 0.6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit shënon kështu një mesatare më të lartë, duke vështirësuar edhe më tej jetën e qytetarëve.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve po kritikojnë institucionet shtetërore për mungesë të masave konkrete që do të frenonin këtë trend.

Sipas tyre, qeveria po dështon të ndërmarrë politika efektive për stabilizimin e tregut, ndërkohë që kostot e energjisë dhe mallrave bazë po rriten nga muaji në muaj, duke rënduar ndjeshëm jetesën e qytetarëve.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Besart Dreshaj ka ngritur shqetësim për rritjen e inflacionit në Kosovë, i cili ka kaluar mbi 5% në tetor, nga 4.7% në muajin paraprak.

Ai e ka lidhur këtë me mungesën e vendimeve dhe politikave adekuate që mund të frenonin rritjen e çmimeve.

“4.7% ka qenë inflacioni në muajin e kaluar tani është shkuar mbi 5 %, kjo si rezultat i mungesës së vendimeve, politikave adekuate të cilat do të ndikonin në ndaljen e rritjes së inflacionet”, u shpreh ai.

Dreshaj thotë se ka mungesë të veprimeve nga qeveria dhe institucionet përkatëse për të parandaluar rritjen e madhe të çmimeve.

“Kësaj rritje ja ka ndihmuar edhe vendimi i dëmshëm i ZRRe për daljen në tregun të lirë të energjisë  dhe është trefishuar kostoja e energjisë. Kemi mungesë të veprimeve të qeverisë e parlamentit dhe institucioneve përkatëse, askush s’po reagon për ta parandaluar rritjen enorme të çmimeve”, ka deklaruar Dreshaj.

Tutje, ai deklaroi se anipse çmimet janë rritur, të ardhurat kanë mbetur të njëjta.

“Kosova krahasuar me vitin 2024 ka pasur rritje të importit se sa rënie të eksportit kjo si rezultat e rritjes së çmimit, të ardhurat janë të njëjta dhe rritja e shportës të konsumit ditor po rritët dita ditës”, thotë Dreshaj për “Front Online”.

Njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri ka folur lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve esenciale në Kosovë.

Sipas tij, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike, në një kohë kur pagat mbeten të pandryshuara, po ul ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve.

“Rritja e inflacionit me 5.1% brenda vitit dhe 0.6% vetëm muajin e fundit, po rëndon seriozisht jetesën e qytetarëve kosovarë. Ushqimet dhe rryma janë bërë shumë më të shtrenjta, ndërsa pagat mbeten të pandryshuara, duke ulur fuqinë blerëse të familjeve, sidomos atyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thotë Beqiri.

Beqiri ka kritikuar mosfunksionimin e Kuvendit, joaktivitetin e Autoritetit të Konkurrencës dhe qeverinë në detyrë.

“Situata përkeqësohet edhe më tej nga mosfunksionimi i Kuvendit, joaktiviteti i Autoritetit të Konkurrencës dhe fakti që qeveria është në detyrë, duke lënë qytetarët pa mbrojtje institucionale në një kohë kur çmimet po rriten çdo ditë”, ka deklaruar ai.

Ai kërkoi masa urgjente për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të standardit të jetesës.

“Nevojiten masa urgjente lidhur me situatën e krijuar: ulje e TVSH-së për produktet bazike, subvencionim për familjet në nevojë, kontroll real të tregut dhe mbështetje për prodhuesit vendorë. Pa këto ndërhyrje, presioni ekonomik vetëm sa do të rritet dhe standardi i jetesës do të vazhdojë të bjerë”, ka theksuar Beqiri.

Artikulli paraprakVritet një shqiptar i Kosovës në Brooklyn pasi u sulmua nga hajduti që po përpiqej ta ndalonte
Artikulli i rradhës Dogana asgjëson mbi 300 pako shampo të falsifikuara

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.