Mijëra persona i bënë homazhe Dr. Li Wenliang në përvjetorin e parë të vdekjes së tij me 7 shkurt 2020.
Ai vdiq pasi u infektua me virusin që shkakton Covid-19 ndërsa po trajtonte pacientë në Wuhan, shkruan BBC përcjell Gazeta Shneta.
Dr. Li ishte përpjekur të paralajmëronte kolegët mjekësorë për një sëmundje që dukej si tipit Sars të vitit 2003 mirëpo më vdekjeprurës.
Mirëpo ai u ndal nga policët dhe u akuzua për përhapje të thashethemeve rreth ekzistimit të kësaj sëmundje.
Dr. Li ishte mjek i syve në një spital në Wuhan – qyteti qendror kinez ku u zbulua rasti i parë i koronavirusit në fund të vitit 2019.
Vdekja e Dr. Li shkaktoi një valë të rrallë hidhërimi dhe zemërimi publik për trajtimin e shpërthimit të koronavirusit nga qeveria kineze.
Ndërsa spitalet u mbushën në Wuhan, qeveria u akuzua për minimizimin e ashpërsisë së virusit dhe fshehjen e shkallës së përhapjes së tij.
Vetëm kur zemërimi arriti ‘temperaturën’, Dr. Li u shfajësua dhe u nderua si një hero nga qeveria kineze.
Që nga ajo kohë, më shumë se 105 milion njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 2.3 milion kanë vdekur me Covid-19 në të gjithë botën. /Gazeta Shneta/