Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parandalimi i belbëzimit

Logopedi 31/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të folurit fëmija e zhvillon vetë, si të ecurit. Ne, prindrit, jemi pranë tyre dhe ndihmojmë me modelet që japim, pra me shembullin tonë. Vëreni ose keni vënë re një fëmijë që fillon e ngrihet në këmbë dhe bën hapat e para. 

Nëna i rri nga prapa kudo, mbi kokë nga frika se mos vritet. Ai fëmijë rrëzohet gjithmonë, më tepër se moshatarët e tij. Është pikërisht nëna, frika e saj, që s’po e lë atë të zhvillojë normalisht dhe në kohë të ecurin. Mendimi që lind tek fëmija se nëna është kudo bën që ai të rrëzohet nga shkalla dhe të eci edhe më vonë në kohë se moshatarët. Fjalët fëmija fillon e i lidh me njëra-tjetrën ashtu siç lidh-hedh  hapat.

Ai do të shkojë tek dera dhe shikon derën, lëshon kokën përpara dhe as që pyet për këmbët që i hedh në momentin kur është gati të bjerë. Po kështu edhe fjalitë, të pasigurta, të mangëta, të palidhura në fillim, por përpjekje e madhe, si tek të ecurit, por e natyrshme ama.

Ç’ndodhte me fëmijën kur dora e nënës ishte kudo? Po sikur ajo ta mbante vetëm në krah, a do ta zhvillonte vallë të ecurin? Pak a shumë e njëjta gjë ndodh edhe me të folurin. Fëmija futet vetë në të folur, me dëshirë, se ka nevojë të komunikojë, “të shkojë tek dera”. Në këtë periudhë, pra 2-4 vjeçare, ka shumë fëmijë që duan të thonë shumë gjëra pasi i dinë, duan, si të thuash, të venë me vrap tek dera por s’munden.

Arsyet i kemi thënë në kapitujt e mësipërm: të shprehurit rrjedhshëm është si të vrapuarit, do kohë të arrihet. Ndaj fëmija fillon e i ndërton fjalitë “shatra- patra”, pengohet e përsërit, lë përgjysëm e fillon nga e para. Prindrit, nga dëshira që kanë për ta patur fëmijën menjëherë “bilbil” që në këtë kohë, por edhe sepse ju duket çudi se pse ai nuk flet si ata, (mendo këtu atë prind që ka ndonjë eksperirencë me belbëzimin), fillojnë nga këshillat, mësimet si të flasësh, porositë, korigjimet, thuaje kështu, jo ashtu, përsëritjet, kritikat, shembujt etj. të cilat s’bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë në instalimin e belbëzimit, aty ku gjejnë terren.

Artikulli paraprakRëndësia e komunikimit në shtatzëni në shëndetin mendor të fëmijës
Artikulli i rradhës Disa këshilla për fizioterapi gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Të folurit tek fëmija juaj, çfarë duhet të dini

06/01/2023 Logopedi

Problemet gjuhësore dhe procesi akademik, shkruan Lira Gjika

12/12/2022 Logopedi

Tingujt e parë të bebit tuaj

14/10/2022 Logopedi

Takimi i parë me logopedin, shkruan Afërdita Dragaj

23/09/2022 Logopedi

Vonesa në komunikim tek fëmijët, këshilla për prindërit nga logopedia Afërdita Dragaj

04/09/2022 Logopedi

Rëndësia e komunikimit në shtatzëni në shëndetin mendor të fëmijës

31/08/2022 Logopedi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.