Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë me shi.
Temperatura minimale që do të shënohet përgjatë kësaj jave është 11C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 24C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“25.09 – Më freskët dhe kryesisht vranët. Të reshurat e shiut të shoqëruara edhe me bubullima vazhdojnë kohëpaskohe që nga orët e hershme të mëngjesit e deri pasdite.
26.09 – Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare pasdite.
27.09 – Pjesërisht vranët.
28.09 – Kryesisht me diell.
29.09 – Kryesisht me diell.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





