Fundjava pritet të jetë me mot të butë dhe mjaft dinamik.
Përgjatë ditës së shtunë pritet të ketë intervale me diell, ndërsa të nesërmen sërisht reshje shiu shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“30.01 – Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut, që vende-vende do të përzien edhe me borë. Deri në mesditë vransirat shpërndahen, e pasdite me kthjellime dhe me diell.
31.01 – Butë, kryesisht me vransira dhe erë. Në mëngjes reshje lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje shiu, që vende-vende do të jenë më intensive. Në vise malore borë.”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të jenë 1C deri në 2C, kurse maksimalet deri në 9C./GazetaShneta/