Moti në fundjavë pritet të jetë stabil, me reshje shiu dhe bubullimë.
Temperaturat minimale përgjatë këtyre dy ditëve pritet të jenë deri në 11C, kurse maksimalet deri në 22C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“12.06 – Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, që sjellin edhe rrebeshe shiu me bubullima. Deri në mbrëmje të reshurat pushojnë.
13.06 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.”, thuhet në postim./GazetaShneta/