Moti në dy ditët e fundit të majit pritet të jetë me reshje lokale të shiut e bubullima. Ndërkohë, ditët e para të qershorit priten të mbesin me mot të nxehtë dhe me shumë diell.
Temperaturat minimale gjatë kësaj jave priten të jenë 10C e 15C, ndërkohë që maksimalet priten të shënojnë rritje nga 25C, të hënën, deri në 32C të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“30.05 – Mjegull përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit. Ditën më ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Përreth viseve malore priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
31.05 – Më ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe mbrëmje, me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
1.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
2.06 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
3.06 – Më nxehtë e kryesisht me diell.”, thuhet në njoftimin e fundit. /Gazeta Shneta/