Ditët e para të javës së ardhshme priten të shoqërohen me mot shumë të nxehtë dhe me diell, kurse nga dita e enjte pritet të ketë ndryshim të motit.
Temperatuat minimale përgjatë kësaj javë do të jenë nga 16C deri në 20C, kurse maksimalet do të arrijnë në 36C deri në ditën e enjte shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“2.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë, e gjatë ditës dhe me erë.
3.08 – Shumë nxehtë. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës dhe mbrëmjes me vransira kalimtare, por pa gjasa për reshje.
4.08 – Mbetet mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
5.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë nxehtë. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
6.08 – Paradite me kthjellime, ditën priten zhvillime të vransirave e mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.”, thuhet në njoftimin e fundit./GazetaShneta/