Gjatë ditëve në vijim, moti do të karakterizohet nga mjegulla dhe vransira të ulëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të ketë më shumë diell dhe reshje të pakta.
Mëngjesin e ditës së enjte priten mjegulla dhe vransira të ulëta, që më pas shpërndahen nga mesdita. Ditën do të ketë më shumë diell dhe vransira lokale pa reshje. Temperaturat luhaten nga 7-9°C minimalet dhe 18-20°C maksimalet. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga jugu, 3-8 m/s.
Reshje të dobëta shiu priten në orët e hershme të mëngjesit të premtes në disa zona, ndërsa era do të forcohet nga jugperëndimi me hove deri në 18 m/s. Ditën e shtunë fillimisht do të ketë diell, por vransirat do të shtohen gjatë ditës. Dita e diel sjell reshje të dobëta shiu dhe temperatura rreth 15-16°C. /Mendimi për motin



