Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK, ka thënë se vranësirat gjatë ditës do të pësojnë zhvillime duke krijuar kushte për reshje të shiut.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 Celsius”, thekson më tutje IHK. /Gazeta Shneta/