Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë prezente edhe përgjatë këtyre ditëve.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.
Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjashme me këto ditë që lamë pas.
Nga dita e mërkure, temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri në 7m/s.