Sot do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 dhe 33 gradë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.
Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë, rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etj.
Po ashtu rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, të pimë ujë sa më shpesh. /Gazeta Shneta/





