Prishtina Weather parashikon motin për ditët në vijim ku mbi rajon do të depërtojnë fusha me presion të lartë dhe do të sjellin mot pjesërisht të vranët dhe të ngrohtë.
Të enjten pasdite në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit do të ketë kondita për riga lokale shiu me bubullima.
Në fundjavë nga Atlantiku masa të ftohta ajrore do të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë. Nën këto kushte në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe më i freskët, me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima, kryesisht të shtunën pasdite.
Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 14C, e në fundjavë do të zbresin deri në 8C, e ato maksimale nga 26C deri në 28C, e të dielen do të zbresin në 18C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike nesër do të shënojë rritje, ndërsa ditëve tjera do të luhatet rreth vlerave normale. /Gazeta Shneta/