Ditëve të fundjavës, nga Mesdheu do të depërtojë një vorbull ciklonike që do të shtojë vransirat. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.
Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 7C deri në 10C, e maksimale nga 19C deri në 22C. Në fillim të javës së ardhshme, maksimalet do të pësojnë rënie deri në 16C, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu dhe perëndimi 3-6m/s. Shtypja atmosferike do luhatet rreth vlerave normale, e të dielen do të pësojnë rënie.