Një sistem frontal mbi Itali pritet të sjellë kushte për mot të paqëndrueshëm edhe në vendin tonë, me mundësi për reshje shiu dhe bubullima.
Nga mesi i javës një vorbull ciklonike nga Afrika veriore pritet të depërtojë mbi Mesdhe, që gjatë ditëve të fundjavës do të kushtëzojë mot jostabil me reshje shiu dhe rënie të temperaturave, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
30.04 – Mot i ngrohtë, me vransira dhe diell. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima.
1.05-2.05 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
3.05 – Mot i ngrohtë, me vransira dhe diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.
4.05 – Mot i ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima.
Ditëve të para të majit, temperaturat mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri në 14C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C.
Do të fryejë erë mesatare nga juglindja 3-13m/s.
Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e nga mesi i javës pritet të zbres në këto vlera.